Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka pritur sot delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të kryesuar nga Michael Reiffenstuel.
Në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe progresin e reformave të ndërmarra. Gjithashtu u riaformua angazhimi për të forcuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
“Një tjetër dimension i rëndësishëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është bashkëpunimi i frytshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman. Në vitet e fundit, ka pasur një shkëmbim intensiv vizitash dhe përvojash. Bashkëpunimi i ngushtë mes dy parlamenteve ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e demokracisë parlamentare në Shqipëri dhe në ndarjen e praktikave më të mira për legjislacionin dhe mbikëqyrjen parlamentare,” tha Balla.