-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama organizoi miting për të mbrojtur vjedhjet me Veliajn

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, duke e quajtur atë një miting për të mbrojtur vjedhjet. Berisha ka akuzuar Ramën dhe Veliajn për vjedhje të shumta, duke përmendur inceneratorët, 5D dhe shumë aferat e tjera.

Ai theksoi se mitingu ishte një mbrojtje publike për ato që ai i quajti “narkos” dhe vjedhjet që janë realizuar përmes kompanive të cilat, sipas tij, janë të vogla në krahasim me vjedhjet e mëdha që Rama ka kryer me bashkëpunëtorët e tij.

“Sot organizojnë miting për çfarë? Për të mbrojtur vjedhjen që vetëm në gardërobë arrinte sa e Assadit. Kjo është vetëm aspekti absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë plane, por në një plan ishte mbrojtja avokatia publike e narkosve të gardërobës të Lajla Assadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve përmes kompanive, të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn, me djegësat, me 5D dhe në shumë afera të tjera”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit