-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama sot thërret antimiting në bashki, krim elektoral

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë u shpreh se mitingu që do të bëjë Edi Rama përballë bashkisë është një krim elektoral dhe shtetëror.

“Problemi është i yni sepse ne kemi kukullën e Xhorxh Soros dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend se të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.

Sot thërret antimiting, thërret Bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Ua them unë ju, në atë kohë ia ka mbathur me autoblinda. Ka përfunduar në tunelet e Zall Herrit. E tani mbledh punonjës patronazhistët e administratës. Do ju regjistroj emer per emer. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetërore, sepse ai ju thërret ju vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogë. Imagjinoni ju, mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë, por tani ai është damkosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit