Mëngjesin e sotëm janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë.
Policia e Kososvës ka raportuar se nuk ka perosna të lënduar.
Mal Gashi, ushtrues detyre i komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë për mediat se zjarri ka përfshirë gjashtë biznese, kafiteri, qebaptore, ato për shitje të pemëve dhe perimeve, si dhe të pajisjeve elektronike.
“Dëmet janë të mëdha, por me atë do të merren inspektorët për vlerësim”, ka thënë ai. Gjithashtu Gashi ka thënë se nuk dihet ende shkaktari i zjarrit.