Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social çdo të martë dhe të enjte u përgjigjet pyetjeve të komentuesve. Rama tha se drejtësia e pavarur është frut i Partisë Socialiste.
“Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar dhe kontribuon për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE është përpjekje e PS. Nuk e solli Amerika sepse jemi ne që e kemi dëshiruar dhe e kemi të shkruar qëkur ishim në obozitë, që kur humbëm zgjedhjet dhe është frut i qëndrimit tonë të prerë. po t ishim kundër drejtësisë do të ishim këtu pa asgjë që komenton që i ka bërë Amerika. Pavarësia e drejtësisë është bërë falë PS, nëse PS i lëshon do të jenë në llogore në bombardimin e SPAK dhe drejtuesit e tij me çfarëdolloj akuzash dhe shpifjesh të mëdha.”, tha Rama.