Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg. Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka nisur takimin me punonjësit e Bashkisë Tiranë që po mbahet në Sheshin Skënderbej. Nënkryetarja e deleguar e kësaj bashkie, Anuela Ristani deklaroi se “i detyrohemi jo vetëm kryetarit, por të gjithë qytetarëve të bashkisë Tiranë që i besuan Errion Veliajt 3 herë qytetin e tyre”