Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në facebook u shpreh që tuneli i Murrizit do të hapet në mars pasi është drej përfundimit. Ai nënvizoi që në fnd të marsit dibranët do të shkojnë dhe do të vijnë me rrugën e hapur.
“Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë seç është parashikuar, si për shembull Rruga e Arbrit, por jo për shkak se i lëmë gjë mangët punës, por se të papriturat edhe ndodhin. Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e ndërlikuar se ishte parashikuar nga studimet dhe jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë pjesëve të tunelit. Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim edhe këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin, por bashkë me pranverën do dalë dhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët do shkojnë e vijnë me rrugën e hapur”, tha ai.