-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm për bombë në kolegjin turk “Turgut Ozal”, evakuohen nxënësit dhe stafi

Kryesoret

Një alarm për bomb ka ardhur për kolegjin privat Turgut Ozal në Tiranë. Menjëherë stafi dhe fëmijët janë larguar nga shkolla dhe evakuuar. Ndërsa prindërit u lajmëruan që të merrnin fëmijët nga shkolla.

Menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe. Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të hollësishme, por nuk është gjetur asnjë gjurmë eksplozivi.

Ndërkohë, sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e e-mailit kërcënues.

“I nderuar prind, Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare”, shkruhet në mesazhin drejtuar prindërve nga stafi i shkollës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit