Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuara mundësuan arrestimin e dy të rinjve.
Një 21-vjeçar u arrestuar në Gjermani pasi akuzohet nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
21-vjeçari Danjel Lalaj i lindur në Pukë, GJKKO në vitin 2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar u arrestua edhe 25-vjeçari Bekim Çelaj i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.
25-vjeçari i lindur në Tropojë, Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 të rinjve, në Shqipëri.