Kryeministri Edi Rama njoftoi që së shpejti pranë Pediatrisë në QSUT do të hapet një shkollë ku fëmijët e shtruar në spital të ndjekin mësimet e tyre.
Rama u shpreh se kjo shkollë vjen si bashkëpunim me miqtë izraelitë, si dhe thekosi se buxheti i këtij viti është më i lartat që ka pasur Shqipëria në sektorin e shëndetësisë.
“Më vjen shumë mirë që vij këtu për një tjetër derë që hapin në këtë qendër spitalore, ku transformimi tani është i gjithanshëm. Edhe pak struktura mbeten për t’u integruar në këtë tërësi të transformuar.
Është viti me buxhetin më të lartë për shëndetësinë, 1 miliard euro. Një buxhet i paimagjinueshme deri disa vite më parë. Duke ndaluar këtu më vjen shumë mirë që ne ndërkohë jemi thuajse në përfundim të punës për të futur një shërbim tjetër, falë një bashkëpunimi me një organizatë shumë të njohur në fushën e mbështetjes së fëmijëve.
Miq izraelitë që janë ofruar të sjellin këtu këtë shërbim që është shkolla pranë pediatrisë dhe që do u japë mundësi fëmijëve që njëkohësisht të marrin mësim dhe të mos mbeten pas në shkollë.
Kanë ardhur menaxherë nga Turqia që do të qëndrojnë për disa ditë në Spitalin Memorial dhe do na japë ndihmë. Gjithmonë edhe më shumë fondet do të s’postohen në duart e komuniteteve spitalore. Duhet të ndërtohet një qeverisje e spitaleve në mënyrë që të gjitha burimet financiare dhe njerëzore të bëhet më e mira për pacientët, për mjekët dhe të krijojmë kushtet që të gjithë të jenë shpërblyer.”, tha Rama.