Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi dhe deputetët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto kanë shkua që të vizitojnë në qeli Ilir Metën.
Në një deklaratë për mediat deputeti Petrit Vasili u shpreh se u është penguar takimi me Ilir Metën dhe sipas tij është një shkelje flagrante e standarteve demokratike.
Ai tha se kanë pritur për një orë që ta takojnë pa asnjë njoftim.
“Qeveria, se këtu është qeveria, është duke shkelur çdo lloj standarti demokratik, pengoi takimin tonë të lajmëruar e të kërkuar zyrtarisht me të gjitha dokumentet përkatëse që duhen për këtë gjë, edhe të njohur më parë dhe konsumoi një fazë të neveritshme.
Pasi kemi hyrë në ambientet jonë të paraburgimit, por në oborrin përkatës, jemi detyruar të presim mbi një orë e gjysmë për t’na njoftuar që nuk mund të bëjmë takimin e kërkuar plotësisht sipas rregullave dhe ligjeve të këtij vendi.
Siç e shikoni, farsa e këtij karagjozi që kemi në kryeministër, që flet për standarte demokratike, shumë i shqetësuar për respektimin e standarteve, ju e shikoni vetë që 2 deputetë, unë dhe zonja Xhixho duke respektuar çdo rregull e çdo ligj kërkuam të bëjmë takim me presidentin e Partisë së Lirisë dhe u penguam ndërkohë që ju e dini shumë mirë se jeni njoftuar, kemi që nga ora 9 e gjysmë, opero orë të tera që presim refuzimin e tyre.
E vetmja gjë që ka ndodhur është paniku që u ka shpërthyer, nuk e mbajnë dot, nuk e dinë se ku ta shprehin, pasi takimi është një e drejtë minimale, bazike, është minimumi i takimit të domosdoshëm e të lejuar, pra nuk kemi shkelur asnjë ligj, por ata kanë një standart tjetër, këta kanë standartin e rrethimit, e presionit, e përdorimit të administratës shtetërore siç e pate atje në sheshin Skënderbej dje, pra këta kanë antiligjin, antishtetin, dhunimin e çdo të drejte sepse motoja e tyre e vetme është të vjedhin e të dhunojnë shtetin në çdo pozicion të tij.
Refuzimi i sotëm i të drejtës së 2 deputetëve, që buron nga ligji por edhe nga ligji për statusin e deputetit, pra është një e drejtë e konsoliduar, u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv.
Ne i kemi bërë kërkesën edhe SPAK-ut të cilin kishin detyrim të komunikonin me njëri-tjetrin, se këta njësh janë, dhe të gjithë bashkë, në bazë të një skenari të mirëmenduar, penguan me të gjitha mënyrat që patën takimin e deputetëve të Partisë së Lirisë, me presidentin e Partisë së Lirisë.”, tha Vasili.