Ish presidenti Bamir Topi i ftuar në një intervistë ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Prokurorinë e Posaçme.
Rama deklaroi se SPAK është krijuar nga Partia Socialsite dhe atë në krye.
Ish presidenti Topi tha se kjo deklaratë e Ramës është e pabazë, pasi SPAK është një institucion i mbështetur nga parnterët ndërkombëtar, si SHBA.
“Deklarata e Ramës se SPAK është aty prej PS është e pabazë. SPAK është një institucion i ndërtuar për të realizuar drejtësinë dhe është mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të. Ka pasur një motivim dhe presion pozitiv për të krijuar një institucion të pavarur dhe të fuqishëm që do të luftojë korrupsionin”, u shpreh Topi.
Ai nënvizoi se në Shqipëri faktorët politikë dhe mbështetje e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të domosdoshëm për krijimin dhe konsolidimin e SPAK.
“Nëse ndërtohet një institucion në funksion të drejtësisë, një institucion i munguar, faktorët politikë shqiptarë mund të përpiqen të ndikojnë, por nuk ka shans të shkrihet SPAK. Ky institucion ka mbështetje të fortë dhe është i konsoliduar”, tha ish-presidenti Topi.