-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hap i ri nga Italia për të luftuar trafikun e drogës nga Shqipëria

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, Itali. Proda u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Vittorio Pisani.

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, migracionit të parregullt, terrorizmit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Bashkëpunimi në fushën e formimit dhe arsimit policor ishte një tjetër temë e diskutimit mes dy delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë që edhe në këtë fushë të ketë sa më shumë shkëmbime eksperiencash, trajnime dhe sa më shumë literaturë të Akademisë së Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë së Policisë Shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit