-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Po erdhëm në qeveri do të japim shtëpi për çiftet e reja

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në Konferencën Rinore të LRI-së shpalosi programin për të rinjtë nëse forca politike që Ilir Meta e drejton nga burgu do të vijë në pushtet.

Mbështetja, tha Blushi do të jetë në cdo aspekt për çiftet që vendosin të ndërtojnë jetën këtu, në atdhe.

“Ne do ta ndalojmë shpopullimin përmes politikave që nxisin lindshmërinë, mbështesin të rinjtë dhe të rejat, nënat e reja dhe familjet e reja:

– Duke garantuar pagat e nënave deri në 100% për dy vitet pas lindjes.

– Duke shumëfishuar bonusin e bebes në mënyrë të përshkallëzuar për çdo bebe.

– Duke ulur taksat në pagë dhe të ardhura për nënat me dy dhe më shumë fëmijë.

– Duke garantuar kredi për çiftet e reja, ku interesat i paguan shteti.

– Duke u ofruar shtëpi çifteve të reja sipas modelit hungarez përmes krijimit të fondeve të banesave për çiftet e reja.

– Duke ofruar kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje të kredisë me 3 mijë euro për fëmijën e parë, 6 mijë euro për fëmijën e dytë, 10 mijë euro për fëmijën e tretë, e kështu në mënyrë të përshkallëzuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit