-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania shpall sanksione të reja të mëdha kundër Rusisë në përvjetorin e luftës në Ukrainë

Kryesoret

Qeveria britanike ka njoftuar shpalljen e një “pakete të madhe sanksionesh” kundër Rusisë, e cila do të publikohet më 24 shkurt, në përvjetorin e 3-të të shpërthimit të luftës në Ukrainë. Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy, tha se këto sanksione do të kenë për qëllim të “minojnë makinën e luftës të Rusisë” dhe të zvogëlojnë të ardhurat që mbështesin shkatërrimin e Ukrainës.

Londra ka vendosur tashmë sanksione ndaj mbi 1,900 individëve dhe entiteteve ruse që nga fillimi i luftës, ndërsa Bashkimi Evropian gjithashtu pritet të miratojë një paketë të re, përfshirë ndalimin e importit të aluminit rus. Lamy theksoi se ky është një moment kritik për Ukrainën, Britaninë e Madhe dhe të gjithë Evropën, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar për të ofruar mbështetje ushtarake dhe mund të dërgojë forca paqeruajtëse nëse arrin një armëpushim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit