-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania votoi! Dalin rezultatet e para

Kryesoret

Gjermania ka votuar. ZDF ka publikuar rezultatet e para të exit-poll-eve. Kristian Demokratët me kandidat për kancelar, Merzin ashtu sikur pritej kanë marrë shumicën, por u duhet patjetër koalicion për të formuar qeverinë e re.

Rezultatet e exit-poll-eve

CDU (Kristian Demokrat): 28.5%

AfD (Alternativa për Gjermaninë): 20%

SPD (Socialistë): 16.5%

Të Gjelbrit: 12%

FDP (Liberalë Demokratë të Lirë): 5%

Die Linke (E majta): 9%

Kush janë pretendentët?
Katër kandidatë po konkurrojnë për postin e udhëheqësit të ardhshëm të Gjermanisë:
  • kancelari aktual Olaf Scholz, i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD)
  • Friedrich Merz i partisë konservatore të Unionit Kristian Demokrat (CDU)
  • Zëvendës Kancelari aktual Robert Hambeck, i ambientalistëve të Gjelbërve (Die Grünen)
  • Alice Weidel, e partisë së ekstremit të djathtë anti-emigracion Alternativa për Gjermaninë (AfD)
Kur do ta njohim fituesin? Numërimi i votave do të fillojë menjëherë pas përfundimit të votimit dhe tabloja e përgjithshme e rezultatit duhet të qartësohet shumë shpejt falë exit poll-eve. Rezultati përfundimtar zyrtar pritet të hënën herët.

Weidel: Do të përpiqemi të kemi pjesëmarrje në qeveri sepse është dëshira e popullit

Kryetarja e AfD-së theksoi në deklaratat e saj të para se “Kemi dyfishuar forcën tonë. Ata donin të na përçanin, por ndodhi pikërisht e kundërta. Ne do të mundohemi të kemi pjesëmarrje në qeveri sepse është dëshirë e popullit.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme. Nëse CDU fshin AfD-në dhe bën koalicion me të majtën, dua t’ju siguroj se zgjedhjet e ardhshme do të vijnë më shpejt dhe ne do t’i fitojmë ato” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit