-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Do rikthej paratë përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump sërish ka theksuar se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen nga lufta me Rusinë.

“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, është shprehur Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.

“Po përpiqem t’i rikthej paratë”.

Këto komente janë bërë nga presidenti, ndërkohë negociatat mes Uashingtonit dhe Kievit vazhdojnë për një marrëveshje që parasheh qasjen amerikane në mineralet e Ukrainës. Gjithashtu duke përfshirë ato që janë të domosdoshme për prodhim të baterive për makina elektrike dhe pajisje tjera teknologjike.

Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë,  ka udhëtuar në Kiev më herët gjatë javës dhe është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka thënë më vonë se Zelensky e kupton se sa është i rëndësishëm për SHBA-në nënshkrimi i marrëveshjes.

Kellogg e lavdëruar Zelenskyn si burrë “guximtar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit