Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet për 4 vjedhje në dy supermarkete gjatë 10 ditëve të fundit. I arrestuari, A. C., ka vjedhur kryesisht produkte ushqimore dhe alkoolike.
Hetimet dhe veprimet operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 çuan në identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.