Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Milano, është shprehur se Shqipëria do të ketë një të ardhme më të mirë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Bardhi është shprehur Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin, ndershmërinë dhe angazhimin e vërtetë të Shqipërisë ndryshe. Ai bëri thirrje që me 11 maj të bashkohen të gjithë për ndryshim.
“12 vite nga kjo qeverisje janë boll kohë e humbur. Shqiptarët kudo jetojnë nuk kohë për të humbur me gënjeshtrat dhe hajdutërinë e Edi Ramës. Shqipëria nuk është e Edi Ramës, është e juaja, e jona, e të gjithëve ne dhe e gjithë shqiptarëve që e kanë në zemër.
Shqipëria do të ketë një të ardhme më të mirë, një jetë më të mirë, për çdo shqiptar ku jeton dhe një derë të hapur për cdo emigrant që do të kthehet në atdheun e tij.
Një qeveri që do të punojë për njerëzit dhe oligarkët. Askush nuk premton mrekulli, por ju premtoj ndershmëri, angazhimin e vërtetë për një Shqipëri ndryshe, dhe derën e hapur me barazi të plotë për çdo shqiptar.
Më 11 maj, fati i Shqipërisë është në dorën e secilit prej jush. Më 11 maj bashkohuni me PD për një Shqipëri më të ndershme, më të drejtë. Më 11 maj të gjithë bashkë për ndryshimin”, tha Bardhi.