-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punëtori u dëmtua, shpallet në kërkim administratori i ‘Banaking’, Triton Murataj

Kryesoret

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim Trifon Murataj 56 vjeç pronarin e kompanisë ‘Banaking’. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datë 18 shkurt 48-vjeçari A.G., i cili punon në kompaninë e Trifon Murataj që operon në portin e Durrësit është dëmtuar aksidentalisht në sy gjatë punës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Ndërsa materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit