SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës në Ukrainë.
SHBA-ja ka votuar kundër rezolutës së OKB-së që mbështet integritetin territorial të Kievit dhe dënon agresionin rus, raporton Sky News.
Projekti i parë i rezolutës nuk e quante Rusinë agresore në luftë dhe nuk e njihte integritetin territorial të Ukrainës. Megjithatë, disa ndryshime u miratuan përpara votimit për të forcuar gjuhën kundër Rusisë dhe për të ribërë të qartë integritetin territorial të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vazhdimisht rezoluta të ngjashme që mbështesin Ukrainën në vitet e fundit, por kjo lëvizje thekson një përçarje në raportet midis Uashingtonit dhe Kievit pas kthimit të administratës Trump.