Kreu i PSD-së, Tom Doshi dëshmoi për më shumë se një orë ditën e sotme në SPAK. Në dalje nga dera e prokurorisë po e prisnin gazetarët, të cilët e pyetën për arsyen që u pyet.
Ish-deputeti tha se “isha në SPAK për zgjedhjet në Rrogozhinë. Kam bërë një takim elektoral në Rrogozhinë, një nga personat ishte në përgjim”- tha ai dhe më pas u largua duke mos dhënë më shumë detaje konkrete.