Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës kanë organizuar sot në kuadër të 3-vjetorit të fillimit të luftës në Urainë shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”.
Në këtë veprimtari mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.
Ndërsa Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov i falenderoi të gjithë të pranishmit.
Që prej fillimit të luftës Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar veprimtari të tilla dhe ka qenë
në mbështetje për komunitetit për luftën e drejtë të Ukrainës.
Gjithashtu ka miratuar edhe rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka shprehur mbështetje për Ukrainën, sanskionet ndaj Rusisë, kontributin e vendit etj.