Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në fshatin Mjedë. Tre ditë më parë ka ndërruar jetë një fëmijë 3-vjeçar dhe motra e tij 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në Tiranë.
Një ditë më parë djali është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë sërum është larguar në banesën e tij bashkë me fëmijët. Ndërsa të nesërmen ai është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve të spitalit rajonal të Shkodrës djali 3 vjeç është paraqitur rreth orës 10:00 në gjendje të rëndë shëndetësore me insufivensë kardiake.
Pas 20-30 minutash ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin në spitalin me të njëjtat simptoma dhe është dhëna ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT në gjendje kritike për jetën.
Sipas Spitalit Rajonal Shkoder, janë ndjekur të gjitha protokollet. Familjarëve u është kërkuar që fëmija të lihet në observacion. Ndërkohë, prindërit kanë firmosur për ta nxjerr në shtëpi. Ndërsa të nesërmen prindërit e kanë sjellë në gjendje të rëndë dhe është dërguar në reaminacion ku ka ndërruar jetë.
Tragjike në Shkodër/ Vdes 4-vjeçari, motra në gjendje të rëndë