Në trevjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të popullit ukrainas dhe ka theksuar se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i tij si president në këmbim të paqes dhe anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se është i gatshëm të “shkëmbente” udhëheqjen e tij për anëtarësimin në aleancën ushtarake. Kjo deklaratë duket se ishte një përgjigje ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se Ukraina nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s.
Zelenskyy tha: “Nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga posti im, unë jam gati”, raporton Sky.
Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë planifikuar për pranverën e vitit 2024, por ligji aktual ndalon zhvillimin e zgjedhjeve gjatë gjendjes ushtarake.