Kryeministri Edi Rama në takimin me asamblenë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë u shpreh se kanë bërë uljen e parë të çmimit të energjisë. Rama nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend pa taksë për biznesin e vogël, zero taksë.
“Në Evropë taksat të këpusin në mes, Shqipëria i vetmi vend pa taksë për biznesin e vogël, zero taksë. Këto janë hapa të një ekonomie që të na japin mundësinë, si arrijmë ne t’i bëjmë bonuset, na e jep mundësinë ekonomia, janë mjaftueshëm, jo, por janë më shumë seç ishin dhe në këtë rrugë janë shumë gjëra që janë arsye për të gjithë ne, e para për t’u ndjerë mirë me cilindo që na del para të ballafaqohemi, se po të ishin të gjitha mirë ia linim dikujt tjetër të vazhdojnë, por ne kishim një sistem elektroenergjitë që në këtë orë deri një dekadë më parë në këtë rrugë për të ardhur për të bërë një mbledhje do e bëje me shoqërinë e gjeneratorit. Kur dilje në rrugë duhej të dëgjoje gjeneratorët që i mbanin ison njëri tjetrit se 50% e miletit nuk e paguanin energjinë. Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë, ‘energjia vetëm është rritur, u këputët ju se e ulët 1 lek’, ulëm 1 lek në 9 lek, aq është kilovati. Kur ne morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm 4 zona në vend me furnizim me ujë.”, tha Rama.