Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për Nuredin Dumanit dhe personave të tjerë që akuzohen për vrasje dhe krime të tjera. Nuredin Dumani ka treguar versionin e tij për disa vrasje dhe planet për ekzekutime të tjera.
“Në takimin e parë që bëra me Erjon Alibejn për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Pasi kisha marrë vesh që Talo Çela do na vriste, dhe vendosëm me Erjonin të godasim.
Kisha informacion që Dorian Shkoza më vëzhgonte për të më vrarë. Do fillonim ekzekutimet nga Durrësi pastaj në Elbasan. Vëllezërit Çopja ishin në Elbasan dhe Altin Ndoci ishte në Tiranë, prandaj vendosëm të nisnim nga Durrësi. Emiljano Ramazani dhe Regis Runajn kush vendosi ti vrase?
Pasi ikëm nga Durrësi kishim disa emra për të vrarë, në verë të 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehte për ta vrarë dhe u vra ai” tha Dumani.