Kryeministri Edi Rama në takimin me asamblenë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë u shpreh se SPAK e kanë sjellë atë dhe nuk do të arrijë që Berisha siç e cilëson ‘bufi i kënetës’ nuk do të arrijë që ta shkrijë. Rama thekson se edhe krimet e 21 Janarit do të ndëshkohen shumë shpejt.
“Kështu i teket dhe bëhet hero, je komplet i barabartë. Ta pranojmë pa luftë të na kërkojnë ne hesap, të tjerët ne mund t’i kërkojmë hesap njëri tjetrit, por askush jashtë kësaj partie nuk ka kërkon njeri hesap për luftën kundër korrupsionit, është lufta jonë, s’jemi ne viktimat këtu, s’është një luftë që e hapi Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë, ikën, nuk janë më aty, ja ku është Spak, kush e mban, mirë që e kishte sjellë Amerika, e keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkri, nëse ne do të ishim ishte shkrirë Spak, një fishkëllimë e bufit me ato flokët sapo kishte zbrit nga motori, me zhaba, bretkosa për të shkrirë Spak, nuk ndodh kjo se e kemi sjellë në këtë punë deri këtu.