-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama inspekton lagjen në “5 Maji”, batuta me banoren: Nuk i kërkoja nënës të tjerë si unë, se i dola me telashe…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”. Gjatë inpektimit Rama së bashku me kryetaren e deleguar të bashkisë së Tiranës Anuela Ristani janë takuar edhe me banorët e zonës.

Njëra nga banoret iu drejtua kryeministrit se duhen edhe disa si Edi Rama dhe çdo gjë do të ishte shumë mirë. Rama me batuta i drejtohet duke thënë që nuk i kërkonte mamasë për të tjerë pasi ai i doli me telashe.

“Epo shiko, nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime sepse edhe mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që…

Janë shpërndarë njësitë e shërbimit kështu që këtu do të marrë jetë e gjitha. Ndërkohë Unaza e Re, ja ku e keni. Pastaj patjetër do e keni linjën e autobusëve.

Ndërsa Rama shprehu edhe kritikat për punimet zyrtarëve që e shoqëronin: “Këto të gjitha duhet t’i merrni, këto detajet ti merrni e ti bëni, po ti lini kështu bëhen shkak degradimi. Kështu që muret, e të gjitha duhet ti marrim e ti qajmë të gjitha, bordurat që të mos ngelet asgjë. Shihe pusetën duhet bërë mirë se është gjynah”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit