-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema me kompanitë/ SPAK: 900 mijë euro abuzime me tenderat tek Universiteti Bujqësor

Kryesoret

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me urdhër të SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Lidhur me këtë rast ka pasur edhe një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK në njoftimin për media bën të ditur se janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë.

Hetimet e SPAK mbi skemën e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) kanë nxjerrë në pah përfshirjen e tre kompanive private, të cilat janë favorizuar nga zyrtarët e universitetit në marrjen e tenderave publikë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kompanitë “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” kanë bashkëpunuar me drejtuesit e UBT-së në përgatitjen e dokumenteve të tenderave, duke siguruar oferta të falsifikuara dhe duke ndikuar në rritjen e padrejtë të fondit limit.

Në hetim ishin 9 procedura të zhvilluara gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh. Këto tendera u zhvilluan në kushte të paracaktuara, ku kompanitë fituese besohet se ishin caktuar përpara hapjes së garës. Sipas të dhënave hetimore, pajisjet dhe mallrat e prokuruara për universitetin ishin siguruar nga operatorët ekonomikë disa muaj përpara hapjes së procedurave, duke e bërë procesin thjesht një formalitet të maskuar

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,
Amarildo Lleshi,
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga,

Arrest shtëpiak:

Agim Sefa
Arjan Buliqi
Serafin Skënderi
Ilir Kusi
Dritan Laçi
Azem Parllaku
Artur Koleci
Radion Dhromi
Blenard Spaho
Tedi Proda

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku
Klara Jahollari
Ilir Kapaj
Erjola Kopali
Klea Lekocaj
Romina Koto
Bejo Bizhga
Etleva Shore
Rezearta Dervishi

Kryeministri Edi Rama i cilëson 24 masa sigurie pa gjyq, për një procedurë të disa viteve më parë. Rektori i Universitetit, Fatbardh Sallaku, që sipas Ramës nuk ka lidhje me hetimin, nesër do të flasë për këtë çështje në një mbledhje të hapur në grupin parlamentare të Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00.

Abuzimet me tenderat tek ‘Bujqësori’, SPAK njoftim zyrtar: Janë hetuar 9 procedura

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit