-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump flak rregulloren e vjetër për raportet SHBA-Rusi

Kryesoret

Pikat kryesore të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë ende janë të paqarta, por ndasitë mes Evropës dhe Uashingtonit kanë filluar të shfaqen, pas një jave të një retorike të paprecedent të drejtuar ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, është pesimist lidhur me atë që aleanca e NATO-s të vazhdojë në formën e saj aktuale.

“Pas deklaratave të Donald Trumpit javën e kaluar, është e qartë që amerikanët janë indiferentë ndaj fatit të Evropës”, tha ai gjatë deklarimeve televizive pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare të dielën. Ai shtoi se, “jam shumë kureshtar të shoh se si ne do të shkojmë drejt samitit të NATO-s në fund të qershorit – nëse ne ende do të flasim për NATO-n në formën e saj aktuale, ose nëse duhet të krijojmë një kapacitet të pavarur evropian të mbrojtjes shumë më shpejt”.

Sa shpejt kanë ndryshuar gjërat brenda tre vjetësh që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Në prag të pushtimit, presidenti i atëhershëm amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Rusinë se do të paguante “një çmim të lartë” nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të dërgonte autoblinda në Ukrainë.

“E dini, ka shumë çështje që ndajnë kombet tona dhe botën tonë, por kundërshtimi i agresionit rus nuk është njëra nga to”, tha Biden. “Populli amerikan është i bashkuar. Evropa është e bashkuar. Komuniteti transatlantik është i bashkuar. Partitë tona politike në këtë shtet janë të bashkuara. E gjithë bota e lirë është e bashkuar” tha ai..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit