Kristian Asllani ishte pjesë e titullarit për Interin në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Lacios, ku skuadra e tij fitoi 2-0.
Mesfushori shqiptar dha një angazhim të mirë për 63 minuta në fushë, duke bërë pasime të thjeshta dhe duke tentuar të shënonte, por pa arritur ta realizonte.
Pas paraqitjes, Asllani mori një karton të verdhë dhe nuk do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Vlerësimi për lojën e tij ishte i ndryshëm, me nota mesatare nga mediat, duke përfshirë notën 6 nga “Skaj Sport”.