-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barjam Yzeiraj: Mbi parandalimin e krimit zgjedhor nga SPAK

Kryesoret

Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, ka tërhequr vëmëndjen e opinionit publik, i cili është i interesuar që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike. Kjo nismë u argumentua me shkeljet e konstatuara në zgjedhjet e shkuara, efiçencën e dobët të ndjekjes penale në katër vitet e fundit, rekomandimet e dhëna nga kuvendi e org. të shoqërisë civile dhe qëllimin e mirë për parandalim.  Për këtë është vendosur të dërgohen grupe pune në bazë, që të ndjekin me shpejtësi, informacionet e kallëzimet e bëra.

Në vlerësimin tim, qëllimi është i mirë, por mënyra e zgjedhur, nuk është plotësisht e duhura. Parandalimi i krimit zgjedhor, është shumë i gjerë dhe si i tillë kërkon masa e veprime komplekse, të natyrës politike, institucionale, administrative, kulturore etj, përfshirë edhe ato penale.

Më konkretisht:

  1. Të nxjerrësh veprimet e Prokurorisë për ndjekjen penale të subjekteve që kryejnë krime gjatë zgjedhjeve dhe vësh në krye SPAK që ka për kompetencë vetëm dy krime (korrupsionin pasiv dhe atë aktiv të funksionarëve të lartë e atyre të zgjedhur), tregon se i jep prioritet ndjekjes penale e dënimit dhe nuk vlerëson/apo beson organet e tjera shtetërore.
  2. Prokuroria dhe SPAK, janë organe të drejtësisë që realizojnë ndjekjen penale. Statusi, misioni, përgjegjësitë e kopetencat e tyre, janë të lidhura me veprën penale dhe autorët e saj. Ata vihen në lëvizje nëpërmjet kallëzimeve dhe me nisiativë. Thënë shkurt nuk janë struktura që mbulojnë e kontrollojnë teritorin me shërbime administrative e veprime të tjera parandaluse.

Këto shërbime i mbulon policia e shtetit dhe agjensi të tjera sipas përgjegjësive e kompetencave ligjore. Për të mos thënë dhe burimet e mundësitë e pakta që kanë për të realizuar shërbime në teritor.

  1. Lënia në plan të dytë e masave dhe veprimeve që duhen marë për forcimin e standarteve të institucioneve e subjekteve përgjegjëse dhe shërbimet e tyre, mendoj se është e gabuar. Parandalimi i krimit zgjedhor është përgjegjësi e gjithë zinxhirit të aktorëve përgjegjës. Në rradhë të parë e aktorëve politikë që konkurojnë, komisionit zgjedhor dhe strukturave vartëse, shërbimit të sigurisë të policisë e agjensive të tjera dhe në fund vjen prokuroria e rretheve gjyqësore e SPAK.

Praktika e zgjedhjeve, ka provuar veprime me dashje e qëllimshme të aktorëve politikë, administratës, punonjësve të veçantë të sigurisë, drejtësisë dhe të krimit, për të fituar me çdo kusht zgjedhjet, ndaj këtu duhen përqëndruar masat e parandalimit.

  1. Marja përsipër e drejtimit të veprimeve në teren nga SPAK, është thikë me dy presa, që mund të krijojë probleme.

Të gjitha mangësitë e shkeljet e natyrave të ndryshme do të adresohen tek grupi i SPAKUT për vlerësim e zgjidhje, duke spostuar organet e tjera shtetërore, ose do të ndërmeren veprime të kundërligjshme (në funksion të qëllimit të mirë) duke bërë vëzhgime, përgjime, filmime etj të kundërligjshme në veprimtaritë politike.

  1. Mungesa e bashkëpunimit me organet dhe autoritetet e qeverisjes, është shënjë jo e mirë. Fakti që SPAK, nismën për parandalimin e krimit zgjedhor, nuk e ka konsultuar me organet e qeverisjes, (kryeministri nuk e mirëpriti) tregon që puna është marë majë për majë, duke i bërë karshillëk njëri tjetrit.

Ekziston mundësia për më shumë maturi, duke bashkëpunuar dhe balancuar pushtetet, ku sejcili pushtet të kryejë punën e vetë. Besoj se drejtuesit e organeve të qeverisjes, komisionit zgjedhor, sigurisë dhe prokurorisë, do të mund të harmonizojnë veprimet, për të zhvilluar zgjedhje me standarte të larta.

-Barjam Yzeiraj-ish-drejtues i lartë i policisë së shtetit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit