Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit Komisionin për Harmonizimin me Bashkimin Europian të Asamblenë Kombëtare të Turqisë, të kryesuar nga Burhan Kayaturk.
Gjatë takimit ishin të pranishëm deputetët Arben Pëllumbi, Bardhyl Kollçaku, Kreshnik Çollaku dhe Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kağan Atay.
Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe theksoi angazhimin e Kuvendit për thellimin e bashkëpunimit parlamentar.
U diskutua gjithashtu progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbështetja për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.