Genc Gjokutaj, avvokati i kreut të Partisë Demokratike në një deklaratëpër mediat u shpreh se Berisha ka kërkuar pushimin e çështjes pasi nuk ka fakte penale.
“Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes me të njëjtin argument, për shkak të mungesës së faktit penal. Pra nuk ka çështje.Është një çështje e stisur, e sajuar në atë formë dhe ka të njëjtin shkak procedurial, mungesën e faktit penal. Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes, atë presim nga gjykata.”, tha Gjokutaj.
Ai është gjithashtu edhe avokati i Ilir metës dhe tha që nesër do të mabhet seanca në Gjykatën e Lartë. Sipas tij do të ndryshohet masa e sigurisë dhe Metën mund ta nxjerrin nga burgu.
“Meta nuk ka asnjë kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë izolimi. Ju e kuptoni që SPAK thotë se është në bashkëpunim me Kryemadhin, ajo në “detyrim paraqitje” dhe Meta në burg, nuk mund të ketë bashkëpunim dhe masat të jenë të kundërta. Nesër mund të ketë një ndryshim mase për Metën. Gjykata e Lartë nesër do vendosë.“, tha Gjokutaj.