8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hap rrugën se po kalon Rama”! Tropojani merr zvarrë policin

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore u përplas nga një makinë. Ai ka dëme të shumta dhe thyerje në trup si pasojë e përplasjes.

Në momentin e ngjarjes, dy efektivë të “Rrugores” ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e kryeministrit Edi Rama.

Drejtuesi i makinës, Isniq Nokshiqi 36 vjeç, me origjinë nga Tropoja sipas policisë ka qenë i ndaluar, duke ofenduar dhe bërtitur.

Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, Nokshiqi sipas policisë i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Menjëherë pas ngjarjes Nokshiqi u arrestua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit