Një 62-vjeçar nga Fieri, Alban Dauti, është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 31”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike. Dauti ishte dënuar me 8 vjet e 8 muaj burg nga autoritetet gjyqësore në Milano.
Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane dhe tani pritet ekstradimi i tij në Itali për të vuajtur dënimin.