Komisioni Rregullator në KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për të lejuar emigrantët shqiptarë që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025, edhe pa pasaportë biometrike shqiptare.
PD propozoi që ata të mund të votojnë me dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë, si pasaportat ose letërnjoftimet e huaja.
Kjo kërkesë, që u mbështet edhe nga Sali Berisha, u kundërshtua nga Komisioni me 3 vota kundër dhe 2 pro.