-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati Konferenca, Rama nga Brukseli: Jam pro, të futemi në BE pa veto

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet.

Nëse e përpilojmë siç duhet, do ishte gjëja e duhur. Duhet ndërtuar ashtu siç duhet, nuk bëhet fjalë për anëtarësim të lehtë. Bëhet fjalë për bashkim të vërtetë politik dhe kjo do i hapte rrugë anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka qenë në të njëjtën linjë me BE. Jemi shumë pro-europian, pro-euroatlantik, flasim për barometrin europian, jo për atë që mendojmë”, theksoi ai.

I pyetur lidhur me opsionin e anëtarësimit të Shqipërisë pa të drejtën e vetos, kryeministri u shpreh “Unë e kam promovuar këtë ide prej disa vjetësh sepse e kemi provuar prej vitesh. Sepse çështja e zgjerimit nuk ka qenë aq e pranishme në kryeqytetet europiane dhe kjo ka bërë të dalim me propozime të tjera.

Unë e kam mbështetur këtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një anëtarësim të lehtë, pra me pak të drejta në BE, por natyrisht ne kërkojmë anëtarësim të plotë së bashku me reformimin e plotë të BE-së.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit