Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është në rreth të kuq dhe rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku e thirri sot në grupin parlamentar për të mbuluar “diellin me shoshë”. Më tej, tha se laptopi i sekretarit të përgjithshëm Engjëll Agaçi është në duart e drejtësisë dhe për këtë shkak Edi Ramën, sipas Berishës e ka kapur frika.
“I patë mbledhjet sot, Edi Rama po përpiqet që të mbulojë diellin me shoshë, duke shfrytëzuar një dosje që në përpjestim janë shuma të vogla. Rama thotë nuk mundon vetëm djegësi që kushton 130 mln euro por edhe laboratori që kushton 30 milionë lekë.
Kanë abuzuar këta…nuk e di nëse kanë abuzuar por problemi 30 milionë lekë me aferën e 5D-ve, me aferën e Lajla Asadit, që i shkon vetëm gardëroba 870 mijë euro, 5D-në dhe pallatet, me Bushkën.
Ai hajduti tjetër nuk kishte të drejtë morale të ulje në vendin e saj, Eduart Ndreca, jo Plarenti eee, por edhe Eduardi se cfarë ka ca probleme me ca parcela. Unë nuk marr përsipër të them për dosje, por them se rektori e përleu keq universitetin.
Kur mendon të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve duke të mendosh pesë herë që të futesh aty. E shihnit ju si qesëndisej Lubia apo Taulant Balla, që hë nuk jemi vetëm ne por edhe pedagogë. Të shkosh të rrëfehesh në strofullën më të zezë të hajdutëve.
Edi Rama është në rreth të kuq. Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden. E ka zhdukur Agaçin sepse i kanë kapur laptopin dhe laptopi flet dhe do të flasë pa fundësisht dhe Edi Rama nuk ua thotë këtë, mendon se do të kalojë cështja e laptopit duke vënë në arrati Agacin apo duke e shtruar spitaleve. Por ajo që shihni ju shfazim” tha ai.