Gjykata e Kukësit ka lënë në burg Zenel Muçmatan, i cili dyshohet se është përfshirë në plagosjen e Elvis Haliajt.
Kërkesa e prokurores së çështjes Vilma Kapaj për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së Parë Suada Kurti.
Zenel Muçmata u arrestua ditën e hënë në Tiranë, pasi dyshohet se me 19 shkurt ka plagosur në Bicaj të Kukësit, Elvis Halilaj.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili peretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit.