-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për mineralet dhe rindërtimin

Kryesoret

Presidenti Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë në Uashington, DC në ditët në vijim, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina ranë dakord për kushtet për një marrëveshje mbi burimet natyrore dhe rindërtimin, sipas një zyrtari ukrainas.

Negociatat kanë vazhduar prej ditësh mbi një marrëveshje që mund t’i japë SHBA-së akses në mineralet e tokës të rralla të Ukrainës, si pjesë e negociatave më të gjera për t’i dhënë fund pushtimit të Rusisë, si dhe përfshirjen e SHBA-së në një fond rindërtimi për Ukrainën.

Zyrtari ukrainas tha se për kushtet u ra dakord pasi çdo gjë e papranueshme u hoq nga teksti dhe tani është përshkruar më qartë se si kjo marrëveshje do të kontribuojë në sigurinë dhe paqen e Ukrainës.

SHBA nuk ka konfirmuar nëse kushtet e një marrëveshjeje janë rënë dakord.

Presidenti amerikan, i cili e konsideron marrëveshjen si shpagim të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin – në vlerë të miliarda dollarëve – ka thënë se në Ukrainë do të duhet të ketë forca paqeruajtëse, nëse arrihet marrëveshje për paqen.

Moska, e cila ka nisur luftën në Ukrainë, tre vjet më parë, ka refuzuar idenë e angazhimit të forcave të NATO-s.

Disa shtete evropiane kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë. Trump ka thënë të hënën se Moska do të pranonte prezencën e paqeruajtësve, mirëpo Kremlini e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të martën.

Përpjekjet e shpejta të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Moskën, i kanë rritur shqetësimet për mundësinë e koncesioneve amerikane ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, që më pas do të mund të minonin sigurinë në Ukrainë dhe Evropë, dhe të ndryshonin situatën gjeopolitike.

Javën e kaluar, Trump e ka quajtur Zelenskyn “diktator” që ka nevojë të bëjë marrëveshje të shpejtë për paqe, apo rrezikon të humbë shtetin.

Lideri ukrainas, në anën tjetër, ka thënë se presidenti amerikan jeton në një “hapësirë dezinformatash”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit