-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërkon shqyrtim të prodhimit kinez të bakrit

Kryesoret

Presidentit amerikan Donald Trump, i cili të martën urdhëroi nisjen e hetimit mbi atë që zyrtarët amerikanë thonë se është “përpjekja kineze për të kontrolluar tregun e bakrit”.

Këshilltari kryesor i zotit Trump për tregti sqaroi shqetësimet e administratës para se presidenti të nënshkruante urdhrin.

“Kina ka kohë që ka shfrytëzuar prodhimet e shumta industriale, përtej nevojave të tregut, si armë ekonomike për të mbizotëruar tregjet botërore duke ndikuar keq te konkurrentët. Pekini ka shkaktuar dështimin e industrive rivale përmes subvencioneve të mëdha për industritë kryesore të saj. Kina gjithashtu ka mbytur tregun ndërkombëtar me prodhime që shiten me çmime më të ulëta se sa kostoja e prodhimit dhe më pas vendos kontroll mbi tregun, pas dështimit të konkurrentëve”, tha zoti Peter Navarro për gazetarët.

Hetimet pas urdhrit të Presidentit Trump do të përqendrohen mbi atë nëse importi i një malli paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Presidenti ka të drejtën të vendosë nëse do të pranojë rekomandimet e raportit që duhet të përfundohet pas 270 ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit