-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, nis numërimi i votave të diasporës

Kryesoret

Ditën e sotme në Kosovë ka nisur numërimi i votave të diasorës që kanë votuar për zgjedhjet parlamentare.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi tha se është e pamundur që të thuhet se sa do të zgjasë numërimi. Ai tha se rezuëtatet do të publikohen sapo të kenë përfunduar numërimet e vendvotimeve, si ato të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

Në konferencën e mbajtur të mërkurën, Elezi tha se në këto vendvotime janë ndjekur të njëjtat procedura të sigurisë si në vendvotimet në Kosovë, për të siguruar integritetin e zgjedhjeve.

Sipas rezultateve preliminare që përfshjnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.8 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind.

E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara.

Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit