Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e së enjtes në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në rrugën “Martin Camaj”. Automjeti me drejtues R. L. 37 vjeç është përplasur me automjetin me drejtuese T. Ç. 49 vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje R. L. dhe janë dëmtuar T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.