-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kërkon lirimin nga burgu, sot vendos Gjykata e Lartë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia. Rekursi shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë në një seancë në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici. Meta mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar te 313-ta.

Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit