-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Drejtësia duhet të jetë e verbër, shpatën e ka, por i duhen peshorja dhe sytë e mbuluar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me asamblenë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11, diskutoi për drejtësinë e re në Shqipëri, duke theksuar se Partia Socialiste ka kontribuar për pavarësinë e saj.

Ai shtoi se tani drejtësia duhet të peshojë provat dhe të jetë e paanshme, pa marrë parasysh statusin social të individëve të përfshirë.

Edi Rama: Ne jemi partia politike, e para forcë me pushtet në Shqipëri që i kemi heq pushtetit politik duart nga drejtësia, sepse kemi dashur që më në fund Shqipëria të futet në sprovën e një drejtësie të pavarur që nuk e ka pasur kurrë dhe që të kemi një drejtësi të pavarur që të luftojë me hajdutët edhe brenda nesh.
Qëllimi jonë nuk ka qenë asnjëherë se si të mbajmë pushtetin dhe si të mbulojmë njëri tjetrin dhe të përsërisim me fytyra të tjera të njëjtën histori. Qëllimi jonë të bëjmë histori duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe t’i japim shans brezave që vijnë mbrapa të kenë një drejtësi ta pavarur.

Nuk ka patur kurrë që një njeri me pushtet të hetohet e të gjykohet e lërë më pastaj të behet telenovelë në të gjitha mediat edhe të linçohet në një rast pa gjyq duke qenë i zgjedhur. Në këtë proces ka gjëra që nuk shkojnë fare po ne 5 vjet kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi mbyll gojën sepse

Drejtësia duhet të jetë e verbër në kuptimin kush është më i gjatë e kush është më i shkurtër kush e ka statusin social më të lartë, kush është akuzuesi e kush është i akuzuar. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe në peshore vihen provat.
Shpatën sot drejtësia e ka sepse në ia dhamë. Ne nuk kemi shpatë, drejtësia ka shpatë, por duhet edhe peshorja duhen edhe sytë e mbuluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit