Kuvendi do të vendosë sot zgjatjen e afatit të vlefshmërisë për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën, deri në fund të muajit maj 2025, me qëllim që diaspora të votojë dhe të ushtrojë të drejtën e votës kushtetuese për zgjedhjet e 11 majit.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi se janë rreth 520 mijë persona të cilëve u ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit ose mund t’u skadojë ky afat deri në 11 Maj.
“IdentiTek”, si kompania e prodhimit të dokumenteve biometrike, po vijon turin e aplikimeve me skuadra të lëvizshme në qytete të mëdha jashtë vendit, ku jetojnë shumë shqiptarë.
Por nisur nga vlerësimet tona, numri i shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit ose mund t’u skadojë ky afat deri në 11 Maj, është rreth 520 mijë shtetas”, u shpreh Hoxha.