Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar një masë disiplinore për prokurorin Kledian Llaho, Drejtues i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Sarandë, duke propozur ulje pagese me 40% për një periudhë prej një viti.
Kjo kërkesë është bërë pas hetimit disiplinor që rezultoi me shkelje të rregullave dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore nga ana e prokurorit. Llaho akuzohet për shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes dhe për mosmenaxhim të çështjeve si drejtues.
Përveç uljes së pagës, ILD ka kërkuar gjithashtu largimin e tij nga detyra e kryetarit të prokurorisë, pasi veprimet e tij kanë shkaktuar një ndikim negativ në zyrën e prokurorisë dhe mund të dëmtojnë imazhin e institucionit.