Policia e Dibrës ka referuar materialet në Prokurori për ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, e dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”.
Ajo akuzohet për përndjekjen e disa punonjësve të spitalit, ngjarje që ka ndodhur ditën e djeshme. Shehu, e shkarkuar nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës të spitalit, është proceduar për këto akuza.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Dibrës, e cila do të vijojë me hetimet.